Dhuroni buzëqeshje dhe mbrojtje me këtë set unik kapelesh për vogëlushet tuaja. Ky set përfshin dy dizajne të ndryshme, të dyja me detajin e adhurueshëm të veshëve që dalin mbi kapele, duke i bërë ato aksesorin më të dashur të sezonit.
Seti me 2 kapele vjen ne material 65% Polyester, 35% Pambuk.
Kapela Rozë me Lule:
Një dizajn pranveror me printe lulesh të vogla në nuanca më të mbyllura të rozës.
Vjen me veshë të rrumbullakosur që i japin një pamje shumë "playful".
Kapela Vjollcë "Kitty":
Ngjyrë vjollcë (lilac) e ëmbël me veshë maceje dhe fytyrën e maces të qëndisur me fije argjendi në pjesën e përparme.